24 dhjetor 2014 – Bilbil Qorri, tashmë resident në Kanada akuzon policinë italiane se nuk ka kryer detyrën duke mundësuar vrasjen e së motrës Mirandës (Lana) nga trafikantët e mishit të bardhë. 20 vjet më parë Miranda Qorri nga Berati në moshën 18 vjecare bashkë me të “fejuarin” largohen për në Itali për të realizuar ëndërrën europiane. Faktikisht Miranda përfundon prostitutë në trotuar, ndonëse e kapur dy herë nga policia italiane, ajo nuk dëbohet për në Shqipëri, por tutorëve të saj u lejohet nga policia, që të vazhdojnë shfrytëzimin e vajzës së mjerë. Thjesht polica i bën fotgrafi ballore dhe profil. I merr shenjat e gishtave dhe më pas, ndonëse Miranda ishte klandestine në vend të riatdhesimit i lejon tutorët e saj ta rikthejnë në trotuar. Familja kishte 20 vjet, që e kerkonte. Bilbili vëllai 10 vjet më i vogël se Miranda tashmë i martuar me rumunen Izabela në Kanada vjen në Itali për të kërkuar motrën. Vëllai tjetër Brahimi vjen me makinë nga Shqipëria në Itali për të kërkuar shenja të Mirandës së bashku me vëllainnga Kanadaja. Kërkojnë në Torino, ku për herë të fundit Miranda ka kontaktuar njerëzit e shtëpisë duke u treguar, që është me Fatmirin “të fejuarin” e vet.
Dy vëllezërit ngjitin lajmërime nëpër mure. I drejtohen redaksive të gazetave. Bëjnë apele në rrjetet sociale (facebook), por më kot. Rastësisht nga një artikull i gazetës “Corriere della Sera” mësojnë se e motra është gjetur e vrarë në 19 shkurt 1995, ndërsa punonte si prostitutë në Romë. Ky ishte me të vërtet shok për vëllezërit Qorri, që gjithnjë kishin shpresuar, që motra e tyre më e madhe gjithsesi të ishte gjallë.
Kjo histori e trishtë është shembull i qartë i faturës, që kanë paguar shqiptarët në tranzicion për të pasur makina luksoze, vila me pishinë dhe për të luajtur në kazino. Shumë pasuri të tilla janë ngritur mbi lot, vuajtje dhe kufoma të bashkatdhetarëve të tyre.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





