24 dhjetor 2014 – Policia e Trevizos arrestoi Ilir Lebën, 28 vjeç për shpërndarje kokaine. Iliri u shite kokainë VIP-ave të zonës si psh. tregtarë, dentistë, avoketër, ish futbollistë të njohur si psh.Simone Cadamuro dhe një politikan lokal.
Ndër klientët e Ilirit ishin edhe dy kërcimtare vallesh ekzotike (lap-dance), të cilat paguanin në natyrë për kokainën e blerë d.m.th., seks në këmbim të drogës.
Policia i sekuestroi një bllok Ilirit, ku gjendeshin emrat e klientëve dhe sasitë e drogës, që u shiteshin atyre. Disa nga klientët kishin paguar edhe 5 000 euro në muaj për të blerë kokainë te Iliri.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





