DURRËS, 23 dhjetor 2014 – Drejtoria e policisë së shtetit në qarkun Durrës-Krujë njofton se të martën, më 23 dhjetor 2014, janë arrestuar, në orën 16:00 dhe 17:00, përkatësisht Enver Shullazi, 46 vjeç dhe Astrit Kaloshi, 52 vjeç, të dy banorë të Krujës. Blutë sqarojnë se të dy të prangosurit janë biznesmenë, që akuzohen për vjedhje të energjise elektrike, pas kontrolleve të kryera nga grupi i operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike (OSHEE).
Enver Shullazit, rreth orës 11:00 paradite i gjetën ndërhyrje dhe parregullëis në sahatin e vendosur në lokalin, në pronësi të tij në qendër të qytetit. Kurse Astrit Kaloshit, rreth orës 14:00, i është zbuluar linjë e dyfishtë në lokalin e marrë me qira, po në qendër të qytetit.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





