9 dhjetor 2014 – Natyralisti Paul Rosolie ka "çmendur" publikun amerikan dhe atë botëror, duke thënë se do ta lejonte anakondën që ajo ta hante të gjallë, por se sapo anakonda e ka kapur kokën e tij për ta gëlltitur, ai ka thirrur ekipin e sigurisë.

Në "Discover Channel" ka qenë duke u transmetuar LIVE skena, kur Rosolie ftoi anakondën gjigande dhe të tmerrshme që ta hante të gjallë, por i veshur me një kostum hermetik. Por, se në momentin që anakonda nisi ta gëlltisë nga koka, natyralisti është tërhequr, duke thënë se i janë paralizuar këmbët dhe krahët.