9 dhjetor 2014 – Në minutën e 67’ të ndeshjes Partizani-Tirana, është lëshuar në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, një dron, në të cilin valëvitej një baner. Në qendër të tij ishin vendosur fotografia e Mishel Platinisë dhe Armando Dukës, duke u puthur në buzë. Më poshtë shkruhej “F$HF=U€FA”.
Baneri ishte i ngjashëm më atë që u hodh në stadiumin “Partizani”, të Beogradit, ku luhej ndeshja Serbi-Shqipëri. Në të dyja anët e tij ishin vendosur fotografitë e Isa Boletinit dhe Ismail Qemalit. Në qendër shfaqej Shqipëria etnike dhe poshtë tyre shkruhej fjala Autochthonous. Pavarësisht “incidentit” të sotëm, ndeshja ka vijuar normalisht. Partizani fitoi ndaj ekipit të Tiranës, me rezultatin 2:0.





