9 dhjetor 2014 – Në prag të ndeshjes me Juventusin, që do të luhet në "Juventus Stadium", futbollistët i Atletico Madrid dhe bordi i avionit me të cilën udhëtuan drejt Torinos kanë kaluar një moment paniku. Avioni ka humbur radarët dhe i është dashur të bëjë ulje të detyruar.
Por, kjo situatë ka zgjatur vetëm për pak minuta, pasi sinjali në bord është rikthyer dhe ulja është bërë sipas planifikimeve.





