9 DHJETOR 2014“Ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë në jetën time, por dua ta bëj të qartë që kjo nuk është diçka që e rekomandoj si një mënyrë për të humbur në peshë”.

Kjo është deklarata e Sara Hoxhës, vajzës së madhe të Dritan Hoxhës, në lidhje me ndryshimIn drastik që i ka bërë trupit të saj, për vetëm një vit. Ajo ka pranuar që ka bërë një ndërhyrje për të arritur trupin që aktualisht ka, por këtë gjë nuk ua rekomandon miqve të saj, që e pyesin “Si ia dole”. Aktualisht ajo ndodhet në Londër me studime dhe shfaqet më elegante se kurrë.

“Nuk jam askush që të jap këshilla, për sa kohë që nuk munda të humbas peshë në mënyrë të shëndetshme”, shkruan Sara në Instagram. Por pavarësisht se nuk ndihet krenare për këtë ndryshim, ajo tani duket një zonjushë e vërtetë. Aktualisht, Sara po përjeton një lidhje dashurie me moderatorin e njohur të “The Voice” Ledion Liçon.