9 dhjetor 2014 – "Më shumë Jo se Po", por Mara Venier një vendim përfundimtar s’e ka marrë akoma, në lidhje me propozimin e kryetarit Berluskonit për kandidimin si kryetare bashkie e Venecias. "Ndihem e nderuar, por edhe frikësuar. Unë nuk e di, në këtë kohë unë do të thoja jo …" përgjigjet prezantuesja e mirënjohur televizive, e cila kohët e fundit u kthye për të punuar për Mediaset.
Një 'ftesë joshëse' në nivelin politik, ajo e ish-Kavalierit, i cili nuk ka lindur atje,konfirmon Venier. "Prej disa ditësh , dikush më tha se në partinë Forza Italia pëshpëritej emri im. Pastaj në një darkë ku festohej libri i fundit nga Alfonso Signorini, Presidenti Berlusconi më tha në lidhje me këtë gjë, se në votimet e bëra në nivel rajonal, emri Mara Venier ishte ndër më të klikuarit si kryetar i bashkisë së Venecias, qyteti ku kam lindur dhe që e dua shumë. "
Venier thotë se nuk dp të martohet kurrë me një parti politike, por i intereson seriozisht rilindja e qytetit të lindjes pas abuzimeve që janë kryer nga kryetari aktual.





