DURRËS, 21 tetor 2014– Ylli i Hollywood-it, Brad Pitt patriotizmin për vendin e tij ka dashur ta demonstrojë duke “sakrifikuar” tre djemtë e tij. Pitt ka pranuar për gazetën britanike “Metro” se nuk do të kundërshtojë nëse tre djemtë e tij, Maddox, Pax dhe Knox do të marrin armët dhe do të luftojnë për vendin e tyre. “Nëse kjo do të ndodhë, unë nuk mendoj se mund ta kundërshtoj. Natyrisht, do të shqetësohem si baba, por do të sigurohem që ata të kenë marrë trajnimin e duhur” – është shprehur 50-vjeçari, Brad Pitt. Kohë më parë, aktori kishte folur për interesin e djalit të madh, Maddox që ka për mjetet luftarake, por Pitt i ka shpjeguar se lufta nuk është aspak një gjë tërheqëse, përkundrazi ajo ka pasoja të tmerrshme dhe se familje të tëra janë duke u shkatërruar nga efektet e saj. Megjithatë, ka ende kohë derisa djemtë e Brad Pitt dhe Angelina Jolie të zgjedhin se çfarë profesioni duan të bëjnë, por e sigurt është se ata do të kenë gjithmonë mbështetjen e prindërve.
Brad Pitt: Nuk do t’i ndaloja djemtë e mi të luftojnë për vendin e tyre
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Autori është një terrorist”! Balla dhe Braçe reagojnë ashpër për tragjedinë në Durrës: Kjo është vrasje me dashje
Tragjedia me dy viktima në Durrës, reagon Presidenti Begaj: Institucionet të marrin masat për rritjen e sigurisë dhe të hetojnë ngjarjen
“Lufta” për Superioren dhe Kategorinë e Parë, si ndahen çiftet e play off dhe play out
“Durrësi sot është në zi”, Ani Dyrmishi reagon për aksidentin tragjik: Drejtësia duhet të veprojë pa mëshirë!





