DURRËS, 20 tetor 2014–  Nikola Koperniku, pa dyshim mbetet njëri ndër astronomët më të mëdhenj në histori.  Ai ndryshoi plotësisht perspektivën e njerëzve në botë, edhe pse s’qe aspak e lehtë, duke zgjeruar horizontet e tyre. Pavarësisht se ishte peshkop, Koperniku, kurrë nuk e braktisi dashurinë e tij për astronominë. Ai ishte një gjeni i vërtetë, një njeri trim i cili nuk ndejnte frikë për të shpallur teoritë e reja:

– Qendra e Tokës nuk është një masë e Universit, por vetëm qendra e gravitetit dhe qendra e sferës së Hënës.

– Të gjitha sferat sillen rreth Diellit dhe, për këtë arsye, Dielli është në qendër të të gjithë universit.

Këto deklarata përfaqësonin krektësisht të kundërtën e asaj që mbrohej nga teoria gjeocentrike e kohës. Koperniku vuri  në pikëpyetje të gjithë sistemin e mendimit, i cili asokohe kish pushtuar filozofinë dhe fenë.

Koperniku, gjithashtu kishte llogaritur saktësisht kohën e orbitës rreth Diellit në 365 ditë, 6 orë dhe 10 minuta.

Në krahasim me llogaritjet e tanishme, ai ishte i gabuar vetëm në një minutë. Ai krijoi dhe  formulën për llogaritjen e eklipseve hënore.

Nikola Koperniku ishte aktiv në shumë fusha si fizika, gjeografia dhe ekonomia, ndaj  mund të konsiderohet një rilindas i vërtetë. Vepra  e tij e madhe, "De revolutionibus Coelestium Orbium" u botua pas vdekjes. Legjenda thotë se Koperniku , i cili vuante nga iktusi, vdiq pasi mori në duar kopjen e parë të librit të tij;  buzëqeshi dhe u shua përgjithmonë.

/g.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/