DURRËS, 20 tetor 2014–  Policia e Brooklyn (SHBA) ka arrestuar një njeri që ata thonë se e vrau thjeshtrën e tij tre-vjeçare me pantallonat e ndotura. Vëllai 5-vjeçar i vajzës është sulmuar gjithashtu.

Kelsey Smith, 20 vjeç, po kujdesej për fëmijët e bashkëshortes së tij, ndërsa ajo, Kimberly Torres po punonte gjatë fundjavës.  Fqinjët kanë njoftuar policinë pasi kanë dëgjuar britma. Ata kanë raportuar se  se ishin trembur nga nga britmat që vinin nga apartamenti i Torres në Brooklyn, e cili është pjesë e një strehë për të pastrehët.

Policia e gjeti vogëlushen 3-vjeçare Jeida Torres, pa ndjenja të shtunën pasdite, kur hyri në apartament. Ajo nuk reagonte fare. Ata e shtruan vajzën urgjent në apital, por tashmë ishte tepër vonë.  Zemra e vogël reshti së rrahuri përgjithmonë. Vëllai i saj Andreë arriti në spital në gjendje të qëndrueshme. Një fqinj raportoi se kishte parë parë mavijosje të mëdha, në fytyrën dhe në krahët e tij.

Gazeta “New York Daily News” citon një burim të policisë, ku thuhej se K. Smith ishtë tërbuar , kur kishte vënë re se Jeida 3-vjeçe kishte ndotura pantallonat e saj, duke i thënë asaj ta “hante”, atë që kishte bërë, teksa ia zhyste kokën në të pëgërat.

Smith u arratis, por policia më në fund e zbuloi, teksa tentonte të fshihej në shtëpinë e tetos së tij në Queens, sipas New York Times. Ai nuk u akuzua për vrasje, derisa një post-mortem të përcaktojë shkakun e vërtetë të vdekjes Jeida-s së mitur. Gjithsesi akuza ndaj tij mund të ngrihen për vrasje.

/g.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/