Itali, 28 qershor 2014 – Karabinierët e provincës së Napolit arrestuan në qytezën e Macerata Kampanias (Macerata Campania) një italian, një rumun dhe shqiptarin Klevis Skënderi, lindur në 19 shkurt 1988. Të tre këtë shtetas janë me precedentë penalë për dhunë, armëmbajtje pa leje, gjobvënie etj.

Ata u arrestuan, sepse disa herë i kishin vënë gjobë 1 000 euro pronarit të një oficine në qytezën e Macerata Kampanias, duke e kërcënuar me pistoletë. I dëmtuari bëri kallëzim në karabinieri dhe të tre keqbërësit u arrestuan në kushtet e flagrancës dhe u dërguan në Burgun e Santa Maria Capua Vetere-s.

Nga kontrolli në banesën e Klevisit u gjetën dy shkopa bejsbolli, dokumenta dhe para (euro) false. Karabinieria po heton me kujdes për burimin e dokumentave dhe të eurove false.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/