Itali, 28 qershor 2014 – Një familje maqedonase, ndërsa po lahej në Plazhin Lido di Dante të Ravenës, rrezikoi të mbytej. Pa ndihmën dhe kurajon e treguar nga shqiptari Dhurim Gjoshi, 32 vjeç, jeta e tre pjesëtarëve të familjes do të ishte vënë seriozisht.

Në fillim, Dhurimi, bashkë me një plazhist, shpëtoi nënën e cila kishte dalë në cektinë gjysëm e mbytur. Më pas, 32 vjeçari shqiptar notoi drejt thellësisë u përpoq të shpëtonte babain dhe të bijën. Babai dukej në gjendje të rëndë dhe Dhurimi mendoi ta linte, me qëllim që të shpëtonte të bijën, e cila ndonëse kishte pirë ujë prapë reagonte mirë. Lutjet e vajzës për t’i shpëtuar të jatin e bindën dhe ai me shumë vështirësi i tërhoqi babë e bijë deri në breg, ku dy roje deti (lifes guard) u dhanë ndihmë të specializuar duke i nxjerrë përfundimisht nga rreziku për jetën.

Dhurim Gjoshi banon në qytezën e Oradeas afër Ravenës dhe punon në Portin turistik San Vitale. Ai prej vitesh është emigrant në Itali.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/