27 Qershor 2014 – Një reklamë e Adidasit në Copacabana, në të cilën gjendet Luis Suarez, është bërë shumë e popullarizuar.

Me sloganin “Gjithçka ose asgjë”, kjo reklamë është bërë atraksion i madh, sidomos pas kafshimit që i bëri uruguaiani mbrojtësit italian, Giorgio Chiellini.

Tifozët e futbollit në Brazil afrohen pranë posterit, në të cilin Suarez e ka gojën e hapur dhe bëjnë fotografi duke imituar kafshimin.

27-vjeçari është suspenduar për katër muaj nga futbolli si pasojë e atij incidenti.