Tiranë, 27 qershor 2014 – Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skender Bruçaj, nëpërmjet një mesazhi ka uruar shqiptarët me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, i cili nis ditën e shtunë, më datë 28 qershor 2014. Në mesazhin e tij, Bruçaj uron të gjithë besimtarët gëzuar muajin e bekuar të Ramazanit duke ju uruar shëndet, paqe, dhe begati në familjet e tyre dhe në mbarë shoqërinë.

“Muaji i Ramazanit është një ftesë hyjnore për të gjithë ne, një rrugëtim drejt edukimit shpirtëror, drejt përqafimit të vlerave Islame. Le të jetë ky muaj i begatë një mundësi më shumë për një përkushtim dinjitoz drejt fitimit të Kënaqësisë së Zotit.”– thuhet në mesazhin e tij.

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën prej së shtunës nisin muajin e shenjte të Ramazanit, gjatë të cilit agjërojne, që do të thotë të abstenosh, shmangësh, apo te heqësh dorë nga diçka. Kështu besimtarët myslimanë heqin dorë gjatë 30 ditëve nga te ngrënët, te pirët, etj , nga agimi deri në perëndim të Diellit me te vetmin qellim, për hir të Allahut.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/