Uruguaj, 27 qershor 2014 – Sulmuesi i turpëruar i Uruguait, Luis Suarez është pritur si hero nga tifozët në vendlindjen e tij, pas përjashtimit nga gara.
Ylli i Liverpoolit është dënuar me nëntë ndeshje ndërkombëtare moslojë dhe katër muaj suspendim nga qfarëdo aktiviteti i futbollit pasi FIFA e shpalli fajtor për kafshimin ndaj mbrojtësit të Italisë, Giorgio Chiellini në duelin e tyre të fundit në kuadër të Grupit D në Kampionatin botëror.
Mirëpo, tifozët e Uruguait prapë krenohen me Suarezin dhe një numër i madh i tyre ka dalë për ta pritur në aeroport pas rikthimit të tij në vendlindje nga Brazili.
Uruguai dhe futbollistët e tjerë i kanë qëndruar pranë Suarezit, për të cilin kjo është hera e tretë që kafshon një kundërshtar në fushën e lojës, por e para me fanellën e Kombëtares.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





