Tiranë, 26 qershor 2014 – Një person është rrëmbyer mbrëmjen e sotme nga dy persona të armatosur në afërsi të pallatit të sportit “Asllan Rusi”, tek Zogu i zi, në kryeqytet.

Policia mësohet se është vënë në ndjekje të një automjeti tip Ford Fiesta me ngjyrë të zezë, me targa AA 466 IL qe eshte larguar ne drejtim te ktheses se Kamzes.

Deri tani nuk behet i ditur identiteti i personit te marre peng dhe arsyet e kesaj pengmarrjeje. Policia po heton mbi ngjarjen dhe po punon per kapjen e pengmarrësve.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/