Brazil, 26 qershor 2014 – Me sa duket botërori “Brazil 2014″ nuk po del një muaj i mbarë për prostitutat e Brazilit, pasi gjërat nuk po shkojnë sipas planit të “shitëseve të dashurisë”.
Shumë nga prostitutat janë ankuar se nuk po fitojnë para mjaftueshëm.
“Qyteti është i mbushur me njerëz, por kjo nuk na ndihmon. Brazilianët mendojnë vetëm të pijnë dhe të hajnë në restorante, dhe të huajt janë derra, nuk shpenzojnë para. Ata ankohen për çmimet në hotele që duhet të paguajnë. Ne nuk jemi të kënaqur”, tha Bruna, i cila punon në Fortaleza.
Prostitutat u ankohen edhe policëve, të cilët nuk i lejojnë të ushtrojnë detyrën para të huajve.
“Të huajt vijnë këtu, arsyet janë të pista dhe ne jemi të detyruar për të dalë me ta. Nuk kisha asnjë ide se do të jetë kështu. Pinë gjithë ditën, dehen dhe nuk shpenzojnë para për ne”, thotë Nicole.
Ajo dhe koleget e saja ëndërrojnë për tifozët gjermanë.
“Unë i dua gjermanët. Ata janë ata të cilët kanë para dhe duken me të vërtetë të pastër”, thotë Nicole.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





