Itali, 3 maj 2014 – Ashtu si Tyson i hëngri veshin Holyfield-it në ringun e Las Vegas, një vajzë e re i ka këputur një pjesë të veshit të fejuarit të saj. Ngjarja nuk është zhvilluar në ndonjë ring, por në pistën e vallëzimit të një diskoteke në qytetin e Peruxhës, Itali.

Sipas hestuesve, ngjarja besohet të ketë ndodhur për motive xhelozie. Mësohet se pas kafshimit të veshit, muzika është ndërprerë në diskotekë dhe të gjithë janë vënë në kërkim të pjesës së këputur, për t’i dhënë mundësi të lënduarit që ta qepte më pas atë në spital.

E fejuara e tij duket se është shtyrë në këtë veprim, e kapur nga xhelozia, pasi i fejuari i saj duket se ka shfaqur mjaft interes për disa femra që ndodheshin në diskotekë.

Mjekët arritën t’i qepnin pjesën e këputur të veshit. 30 të qepura dhe gjithçka kthehet si më parë. Vetëm se e njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për çështjet e zemrës.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/