Itali, 3 maj 2014 – Policia e qytetit të Aostës ka arrestuar 33 vjeçarin shqiptar Ylli Përkeqi, me dokumenta të rregullta qëndrimi në shtetin fqinjë.
Përkeqi u ndalua pasi gjatë kontrollit të automjetit u gjetën 56 gramë kokainë e pastër.
Pas gjetjes dhe sekuestrimit të lëndës narkotike dhe prangosjes së Përkeqit, policia ushtro kontroll edhe në banesën e tij, ku u gjetën 21 gramë kokainë si edhe një peshore precizioni.
Në banesë, shqiptarit iu sekuestruan edhe 580 euro, që besohen se janë fryt i shitjes së drogës.
Ylli Përkeqi, i arrestuar në flagrancë, u dërgua në burgun lokal të Aostës.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





