E shtunë, 3 maj 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Ekipi i Bashës, zgjedhjet në PD, emrat e koordinatorëve të Tiranës”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Përfitojnë këstin e parë, nuk ishin trajtuar nga qeveria. Lista e re e ish- të përndjekurve

–   Shkarkimet, sindikata letër Nishanit për policinë

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “4 variante për ndarjen territoriale, Fino: Edhe referendum”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Sekuestrohen 3 milionë euro të trafikantit të dënuar në Itali

–   Moore: Shqetësimet për polarizimin e situatës politike në Shqipëri

 

GAZETA DITA  hapet me shkrimin  “Si u poqën Gjinit fiqtë”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Ne, Ramiz Alia dhe turmat: Një rrëfim nga “brenda” për ngjarjen e Shkollës së Bashkuar

–   Fotot në Facebook: Gruaja që desh na e rrahu Ramën, sa e urtë me Saliun…

–   Ish-të përndjekurit, lista e familjeve që marrin nga e hëna këstin e parë

 

GAZETA SHQIP  hapet me shkrimin  “Ndarja territoriale, skema me 80 njësi. Fino hedh idenë e referendumit nëse opozita nuk bashkëpunon deri në fund”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Gjin Gjoni, dosja i kalon antikorrupsionit

–   Spartak Braho: SHISH është shpartalluar

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin  “‘Vetmia’ e Visho Ajazit. Fati në udhëkryq i shefit të shërbimit sekret, pas ftohjes me opozitën dhe marrëdhënies së mosbesimit me mazhorancën. Roli i ambasadorit amerikan për çështjen e drogës dhe, a do të dalin SHBA në krah të kreut të SHISH?”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Braho: SHISH drejtohet ende nga opozita, arsyet pse duhet ristrukturuar

–   Borxhet e bixhozit, vetëvritet menaxheri i autobusëve

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Deputetja e PD-së: Rama hoqi qafe Shpëtim Gjikën. Flet Liljana Elmazi”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Fino: Referendum për reformën territoriale

–   Vdes 200 metër larg spitalit, mjekët: Telefoni i urgjencës ishte i zënë

–   Jonathan Moore: Rezultatet e punës së Presidentit dhe Kryeministrit do të tregojnë suksesin e demokracisë në Shqipëri

 

GAZETA SOT  ka si argument kryesor  “Rikthehet celula anti-amerikane e ’96 në PD, Basha hedh në sulm deputetët kundër Arvizu, ushtria mollë sherri mes Berishës dhe SHBA”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Mazhoranca drejt referendumit popullor për ndryshimin e Kushtetutës dhe ndarjen e Shqipërisë në 4 qarqe

–   Thellohet skandali, Bujar Nishani promovoi gjyqtarët me precedent, refuzon 13 procedime disiplinore, ja emrat

–   Jonathan Moore: Adriatik Llalla të zhbllokojë dosjet e korrupsionit, jemi kundër konfliktit politik të opozitës

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/