Nënkryetari i PD Durrës, Arlind Boshku, ka reaguar për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 25 prillit nga forca e tij politike. Ndërsa thekson se këto ditë kanë qenë një zhgënjim i madh për demokratët dhe qytetarët e ndershëm, Boshku falenderon strukturat, komisionerët dhe të gjithë ata që i votuan.
Njëkohësisht, në cilësinë e nënkryetarit të degës, ai shpreh mbështetjen e tij për liderin e partisë, Lulzim Basha dhe thekson se PD nuk fitoi dot me votat e ndershme.
“Dokumentimi i vjedhjes së votës, rryshfeti e të gjithë mekanizmat e ndyra që përdori vetë Shteti së shpejti do të dokumentohen! Narko Shteti nuk e ka të gjatë”,- shkruan Boshku.
Postimi i plotë:
Ditët pas 25 Prillit kanë qënë një zhgenjim i madh për cdo demokrat apo qytetar të ndershëm të qytetit tonë në Durrës!
Dua të falenderoj vecanërisht strukturat e Partisë Demokratike, komisionerët, vëzhguesit, numëruesit e çdo demokrat të ndershëm që na ka votuar!
Partia Demokratike nuk fitoi dot me votat e ndershme! Dokumentimi i vjedhjes së votës, rryshfeti e të gjithë mekanizmat e ndyra që përdori vetë Shteti së shpejti do të dokumentohen!
Si nën Kryetar i Parisë Demokratike shpreh hapur mbështetjen time ndaj Kryetarit të Opozitës së Bashkuar Z. Lulzim Basha
Narko Shteti nuk e ka të gjatë.
Përgjithmonë
Ditët pas 25 Prillit kanë qënë një zhgenjim i madh për cdo demokrat apo qytetar të ndershëm të qytetit tonë në…
Posted by Arlind Boshku on Saturday, May 1, 2021





