5 prill 2014 – Cili futbollist është ai që mund të konsiderohet si Usain Bolt i fushës së futbollit? Emri i tij është Antonio Valencia dhe aktivizohet në radhët e Manchester United.
Futbollisti ekuadorian në shpërthimet e tij në krah, arrin shpejtësinë maksimale prej 35.1 kilomentra në orë duke lënë pas blerjen më të fundit të Realit të Madridit, Gareth Bale, që Ronaldos ia kalon jo vetëm për shifrën për të cilën u ble por gjithashtu dhe në shpejtësi, teksa vrapi i tij në terren arrin deri në 34.7 km, ndërsa podi kompletohet nga futbollisti i Tottenham, Aaron Lenon, që lë pas Cristiano Ronaldon me 33.6 km/h.
Portugezi ndiqet më pas në këtë klasifikim nga ana e Theo Walcott ndërsa Lionel Messi, i cili në fushë duket i pakapshëm me top në këmbë në fakt pozicionohet vetëm i gjashti me një shpejtësi prej 32.5 km/h. Në dhjetëshen e parë gjejmë dhe Franck Ribery e Arjen Robben ndërsa vendi i fundit në këtë listim i takon kilianit të Barcelonës, Alexis Sanchez.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





