Itali, 5 prill 2014 – Në 13 korrik 2013, tre shqiptarë grabitën me dhunë dhe me armë zjarri një argjendari në Lonato Cepino në Provincën e Varezes. Ata me pistoletë neutralizuan pronarin e argjendarisë dhe vodhën në banakun dhe kasafortën e dyqanit mall me vlerë mbi 100 000 euro.
Policia italiane duke shfrytëzuar gjurmët e gishtave në vendngjarje arriti t’i identifikojë tre grabitësit. Ata janë shqiptarët:
1. Cesk Thani, 27 vjeç
2. AgustinKosteli, 21 vjeç
3. Kristian Keçi, 23 vjeç
Të tre shqiptarët gjenden në burg për të tjera grabitje me dhunë, ndërsa tani u duhet të japin llogari edhe për këtë grabitje.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





