Tiranë, 5 prill 2014 – Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha është tre muajshe shtatzënë. Ajo dhe bashkëshorti i saj Ardiani së shpejti do të bëhen prindër të fëmijës së tyre të parë. Burime pranë familjes së ministres konfirmojnë lajmin e bukur. Shtatzënia e Klajdës është lajmi i fundit i listës së “gëzimeve” që kanë përfshirë këto kohë qeverinë.
Pasi u shpall data e martesës së Ministrit Erion Veliaj me të fejuarën Ajola, shpejt erdhi edhe lajmi për shtatzëninë e Linda Ramës.
Në fakt lajmi për shtatzëninë e Gjoshës diskutohej prej disa javësh, duke parë edhe “rrumbullakosjen” e zonjës Klajda dhe shtimin e saj të lehtë në peshë, por konfirmimi erdhi vetëm dje.
Ministrja e Integrimit u martua me bashkëshortin e saj Ardian Gjoni më 31 gusht të 2013-tës. Pas një historie të gjatë dashurie, e cila nisi që kur Klajda ishte vetëm 15 vjeçe, ata e zyrtarizuan lidhjen e tyre në martesë dhe më në fund po presin edhe fëmijën e parë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





