E shtunë, 5 prill 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Plani i Financave. Rishikim taksësh të makinave dhe banesës”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Ekzekutohet me 30 plumba biznesmeni i kromit, e liroi gjykata
– Ndryshimi i ligjit, pasuria: 1 mijë zyrtarë meritojnë gjobë
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Propozimi i SHBA, 15 vjet burg kush nxit luftën në Siri”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Testi fizik për shkollën e policisë, ja datat dhe dokumentet që nevojiten
– Ekzekutohet në pritë aksioneri i Kromit, Apeli e la të lirë
– “Ben Qimja” dhe katër ditë në qeli, prokuroria do të ekstradohet
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Vritet në prite bosi i krimit”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Meta me Thaçin e Krasniqin: Kosova e Shqipëria bashkë në Europë
– 44 vjeçari u masakrua dhe u hodh në lumë
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Misteri 8 ditor. “Ben Qimja” dosja e ekstradimit e harruar ne ministri. Letërporosia nga autoritetet italiane për biznesmenin nga Fieri, i dënuar 30 vjet burg ka qenë e dorëzuar tek Ministria e Drejtësisë më 27 mars. Prokuroria e mori vetëm dje mbasdite. Gjyqtarja Fatmira Hajdari shkurton prej dhjetë ditësh afatin e paraburgimit. Nëse dokumentat vonohen edhe 4 ditë, ai lirohej”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Qeveria fal 31 milionë euro fatura të papaguara. Marrëveshje e papritur KESH-CEZ për të zeruar borxhin e institucioneve publike
– “Far-Ëest” në mafian e kromit. Dje ishte radha e serial killerit Nika, i liruar nga drejtësia një muaj më pare
– Rrëmbyen truallin e Gardës, kallëzohet Peka dhe 3 zyrtarë
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Gjykata e liron, hasmi e vret. Atentati me dy viktima në Fushë-Kruje, një histori e gjatë krimi”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Ekstradimi, Gjykata i lë vetëm 5 ditë kohë për “Ben Qimen”
– Mësuesi djeg veten ne zyrën e drejtorit
– Bizneset për 2.7 milion dollarë të punësimit
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Drejtësia në udhëkryq ndërkombëtar. Në takimin me Ramën, gruaja më e fuqishme e Europës kërkon reformë të thellë në drejtësi. Ndërsa Uashingtoni bën apel që luftën kundër korrupsionit ta bëjë drejtësia dhe jo politika. rrethi vicioz i një reforme të domosdoshme për të ardhmen e Shqipërisë”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Topi: E djathta në gjendje të mjerë, qeveria t’u rrijë larg ekraneve
– Berzh: Shqipëria ka ngecur në tranzicion që prej vitit 2000
– Meta: Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave
GAZETA DITA hapet me shkrimin “Po ne ç’kusur kemi? Detaje të panjohura mbi kërkesën e FMN-së për qeverinë e Tiranës, mbi çmimin e energjisë”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Provimi i mësuesve për rritjen e pagës, zbardhen detajet e testit për lëndët
– Emri i “biznesmenit” të vrarë Gjin Nika në përgjimet e SHISH për “Xhihadistët”
– Femra misterioze që intervistoi Xhelal Mziun dhe nevoja e Kaçit për të mallkuar 24 orë në ditë në FB
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Kryeministri duhet të fillojë urgjent reformën drastike kushtetuese në gjithë piramidën e drejtësisë. Drejtësi e korruptuar. Gjithçka pothuaj shitet me lekë; vendime gjykatash, emërime, shkarkime, lirime kriminelësh”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Majlinda Keta: Asgjë nuk mund të ndalë Nanon të kthehet në krye të PS. Nano, Meta, Rama, Majko, asete historike të së majtës
– Kreu i Kuvendit, Meta: Kosova meriton perspektivë më të shpejtë europiane
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Kupola e ushtrisë në prokurori, 8 gjeneralë me dosje korrupsioni, Kodheli shkatërron çetën e Imamit dhe Nishanit në FA”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Shpërthen Stefan Fyle: Sali Berisha dhe Lulzim Basha po minojnë integrimin e Shqipërisë me strategjinë e konfliktit
– Tjetërsuan pronat e Gardës për të ndërtuar pallate, në prokurori krerët e pronave me Avenir Pekën në krye
– Fatmir Toçi: Dosjet e qeverisë Berisha peng i drejtësisë, administrata publike do shkurtohet, kreu i AMA pa mandat
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





