DURRËS, 2 prill 2014 – Shqipëria po përdor edhe diplomacinë “turistike” për të tërhequr vizitorë nga Tunizia dhe Turqia, shtete që janë vetë kryesuese të këtë sektor në renditje ndërkombëtare.
Sipas burimeve zyrtare, Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantinë Gjermeni priti ditët e fundit në takime të veçanta dy ambasadorë, atë të Tunizisë me rezidencë në Athinë Arek Saadi dhe të Turqisë me rezidencë në Tiranë, Hidajet Bajraktar.
Gjermeni dhe Saadiu diskutuan mbi mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshjeje, shkëmbimin e informacioneve dhe përvojave mes dy vendeve dhe u ra dakord për vendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit edhe midis Agjencive Kombëtarë të Turizmit të dy vendeve dhe bashkëpunimin me Institutin e Lartë të Studimeve Turistike në Tunizi, për trajnim në sektorin shqiptar të turizmit.
Turizmi në Tunizi jep 6.5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto së vendit dhe siguron 340 mijë vende pune.
Gjatë bisedës me kryediplomatin e Ankarasë në Tiranë Hidajet Bajraktar, kreu i
Zhvillimit Urban dhe Turizmit Gjermeni siguroi mbështetjen e Turqisë edhe në fushën e strehimit.
Ambasada turke u tregua e gatshme të japë asistencë teknike për kualifikimin e stafit dhe për trajnime.
Instrumenti që do të mundësojë realizimin e projekteve konkrete dypalëshe me impakt për komunitetin është Agjencia Turke për Koordinimin dhe Bashkëpunim TIKA, duke organizuar një takim të përbashkët mes shoqatave të operatorëve turistikë të dy vendeve, organizuar nga agjencia kombëtare e turizmit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





