Gjermani, 8 mars 2014 – Një koncert i organizuar disa ditë më parë në Gjermani ka vendosur këngëtarët në garë me njëri-tjetrin, duke iu nënshtruar një votimi “live” gjatë mbrëmjes. Gjatë koncertit në Hamburg u zhvillua dhe një votim për “Best Artist” në diasporë, votim që u mor përsipër nga një firmë gjermane, për arsyen që të mos kishte manipulime në rezultatin final. Dy mijë të pranishmit kanë votuar këngëtarin e tyre të preferuar nëpërmjet një aplikacioni të ndërtuar nga kompania “Acromax GmbH”. Sipas votimit të bërë nga të pranishmit, renditja e artistëve u kryesua nga Sinan Hoxha, për t’u pasuar me Dafina Zeqirin, Mc Kreshën, Ardian Bujupin e Gjyste Vulajn. Artistët kanë marrë çmimet përkatëse në party-n gjigant, të zhvilluar në diskotekën më të madhe të Hamburgut, pas përfundimit të koncertit, më i madhi në Europë i dy viteve të fundit, i organizuar me rastin e 6-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës raporton gazeta "Panorama".

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/