8 mars 2014 – 193 kg marijuanë e sekuestruar dhe 4 shqiptarë në pranga. Skuadra e lëvizshme e Katanias ka ndaluar 4 shtetas shqiptarë që ishin imbarkuar nga trageti “Caronte” në Messina.
4 shqiptarët akuzohen për transport lëndësh narkotike. Sipas mediave italiane në pranga kanë përfunduar Dionis Mamurani, 29 vjeç; Asim Çaushaj, 43 vjeç si dhe vëllezërit Haxhi dhe Ervis Kapaj, të dy 25 vjeç.
I pari që është arrestuar ka qenë Mamurani, në automjetin e të cilit, tip Alfa Romeo, u gjetën 92 pako me marijuanë, me peshë 2 kg secila. Ndërkohë 3 shqiptarët e tjerë lëviznin me një tjetër automjet, i cili kishte për detyrë të krijonte mundësitë për lëvizjen e lirë të automjetit ku ndodhej droga. Të katër të ndaluarit janë dërguar në burgun e Messinës.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





