Tiranë, 8 mars 2014  Artan Imami pret me ditë të jetë babai i një vajze. I lidhur prej disa kohësh me një të re shqiptare që ka jetuar e studiuar në Itali, me Florenca Bellovën, 50-vjeçari e ka zgjedhur atë, për të qenë edhe nëna e fëmijës së tij. Florenca mësohet se është nisur drejt Italisë ku pret të lindë vajzën e saj me Artan Imamin. 30- vjeçarja ka mbaruar universitetin “Katolika”, në Milano, ka vazhduar studimet në universitetin e Triestes, për të vijuar Institutin e Studimeve Politike në Paris. Me pamjen e saj simpatike dhe të veçantë, edhe pse ka një dosje me një sërë studimesh, vajza ka performuar si modele dhe aktore, e ky është aktualisht profesioni që ajo ka, aktore.

Dashuria për aktrimin duket se ka “prangosur” 50-vjeçarin simpatik, i cili ka qenë shpesh në epiqendrën e vështrimeve femërore të cilat e konsideronin si variant të mundshëm për burrë. Por lajmi se Artan Imami do bëhet baba do i lërë pa mend të tërë, pasi dukej se këtë zgjidhje e kishte lënë të mbyllur në “kasafortë”. Shumë të entuziazmuar janë familjarët e aktorit simpatik, të cilët presin me padurim ardhjen e mbesës në familje. Vogëlushja që pritet të vijë në jetë i hoqi të gjitha meraqet, sepse siç e kanë familjet shqiptare që, po s’i rregulluan të gjithë fëmijët, sado moshë të kenë, nuk gjejnë rehati. Por siç ndodh edhe në këtë rast, lajmet e mira vishen dhe me thashethemin që këtë radhë duket se është i vërtetë. Florenca Bellova, është vajza e tezes së Rovena Dilos, këngëtares me të cilën aktori pati një histori të gjatë dashurie.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/