Tiranë, 8 mars 2014– Në ditën ndërkombëtare të gruas, urimeve për nënat dhe femrat shqiptare u është bashkuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Në një mesazh në Facebook, Berisha shkruan: “Te dashur miq, sot eshte dita e nderimit dhe e mirenjohjes me te thelle ndaj nenave, grave, vajzave, motrave tona, qe me sakrificat, perkushtimin, aftesite dhe dashurine e tyre jane themel i suksesit te individit, familjes dhe shoqerise. Duke ju uruar me krenari dhe dashuri atyre kete dite, le te zotohemi te vazhdojme betejen tone per barazine reale midis burrit dhe gruas, nenes dhe babait, motres dhe vellait, vendimtare kjo per emancipimin e familjes, shoqerise dhe kombit tone. Gezuar!!!
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





