Tiranë, 8 mars 2014 – Në këtë ditë të shënuar për gratë, nuk mund të mungonte edhe urimi i kryeministrit të vendit, Edi Rama. Në rrjetin social “Facebook”, Rama me anë të një statusi ka uruar: “GËZUAR 8 MARSIN – Qoftë e lumtur sot e në sa më shumë ditë e vite si sot, çdo nënë e grua që kaq shumë kuptim, dashuri e jetë i jep jetës sonë!”.
Përpos statusit, kryeministri Rama ka postuar edhe një foto, ku paraqiten dy gratë më të rëndësishme të jetës së tij, nëna Aneta, dhe bashkëshortja Linda.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





