Tiranë, 8 mars 2014– Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, Elmar Brok deklaron në një intervistë për ABC News se antikushtetushmëria që vërehet në Shqipëri ndodh vetëm në një regjimi diktatorial dhe mungesa e gjithpërfshirjes është shqetësuese. Sipas tij, kur vërehen 4 mijë shkarkime në vend dhe qytetarët ftohen të aplikojnë në sitin e internetit të partisë socialiste për tu futur në administratë, kjo është të duash ta bësh vendin pronën tënde.

Sipas informacionit që keni ju dhe pas takimit me një grup deputetësh nga opozita, e mendoni se Shqipëria po bën progresin e duhur në procesin e reformave?

Kishte shumë shpresë pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Për herë të parë, ne pamë një tranzicion të paqtë të pushtetit. Tani ne s’kemi përshtypjen që qeveria nuk po nderon rolin e saj. Ka një problem me ushtrimin e pushtetit dhe gjithëpërfshirjen. Komisioneri Füle do të shohë opozitën të përfaqësuar në dialogun e nivelit të lartë si më parë me kryetarë komisionesh nga opozita, tani kemi vetëm një përfaqësues të opozitës. Kur shoh që ndryshohen postet kundër rregullave, duke përfshirë këtu edhe në raste që lidhen me rolin e presidentit të Republikës për institucionet e pavarura, atëherë kam frikë se zoti Rama po luan lojën e vjetër. Dhe parimet që ne mbrojmë fort për forcimin e shtetit ligjor dhe këtë radhë janë shkelur nga qeveria.

Po shprehet shqetësim për situatën e sigurisë në vend dhe atë të administratës publike, ku rezulton, se ka 4 mijë shkarkime në rang vendi. Çfarë mendoni për këtë?

Duket se Partia socialiste do ta ketë gjithë vendin nën kontroll. Kur dëgjoj që ka 4 mijë shkarkime dhe që partia socialiste ka venë në sitin e saj, që personat që duan të aplikojnë për administratën publike, mund ta bëjnë këtë në sitin e partisë socialiste, atëherë ky zhvillim është befasues. Ata kujtojnë, se do ta bëjnë vendin pronën e tyre. Kjo nuk është e pranueshme. Është kundër parimeve europiane".

Një problem tjetër që ngre opozita është cënimi i Kushtetutës. A është i drejtë si shqetësim?

Kur mora vesh, se aktet  kushtetuese mund të ndryshohen përmes një akti normativ të qeverisë. kjo është më shumë se befasuese, është afër një regjimi diktatorial. Kushtetuta dhe nevoja për të pasur një shumicë të cilësuar për të ndryshuar Kushtetutës në një vend është një çështje e parime ligjore. Tejkalimin e Kushtetus përmes një akti normative qeveritar, s’e kam parë kurrë këtë përpara përveçse në diktatura.

Ju jeni kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në PE dhe gjithashtu ekspert i politikës së fqinjësisë. Duke parë përmasat që merr kriza në Ukrainë në kontekstin ndërkombëtar, a mendoni se Shqipëria mund të anashkalohet në samitin e qershorit?

Jo, Shqipëria do të vlerësohet vetëm përmes progresit të saj. Nëse vendi përmbush kushtet e vendosura dhe tregon vazhdimësi reformash, atëherë ai meriton shkallën tjetër të inegrimit. Por nëse të gjitha ato që  kam lexuar dhe dëgjuar janë të vërteta, ne do t’i kërkojmë komisionerit Füle për të raportuar nga vizita e tij në Shqipëri.