E shtunë, 8 mars 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Pa komuna e qarqe, harta e re, 6 rajonet dhe 69 bashkitë që krijohen”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Dialogu me BE, qeveria publikon konkluzionet me Fylen
– Gjiknuri u revokon lejet minerare 121 kompanive
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Të burgosurtit, ndryshojnë lejet. Procedura dhe afate të reja për lejet e veçanta dhe shpërblyese”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Borxhet/ Rrugët, qeveria jep 11 miliardë lekë
– Berisha injorohet në kongresin e Dublinit
– Vasilika Hysi: Qeveria e Berishës hartoi ligje për të bërë korrupsion
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Tritoli sjell ndryshime në Kodin Penal. Minimumi 5 vjet burg për ata që kapen me armë dhe municione”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Mashtrime, vendimi i gjykatës që shpëton ata që shesin një shtëpi dy here
– Shkelën kontratat, hiqen lejet minerare për 121 kompani
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Reforma e territorit, “përplasje” Çuçi – Fino”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Pagat e reja të policisë, tabelat me rritje e shtesa
– Ministria heq 121 licenca të koncesioneve minerare
– Ligji: Tritol në bashkëpunim, tani rrezikon 20 vite burg
GAZETA MAPO çelet me shkrimin Shpëtoni Presidentin Nishani! Përtej kontestimeve për të shkuarën politike, Presidenti Nishani përfaqëson sot “vijën e kuqe” mes mazhorancës së fortë dhe pavarësisë së institucioneve. Beteja për gjyqësorin e SHISH dhe kush përfiton nga tensioni mazhorancë-presidencë”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Dokumenti i bisedimeve me BE, PD: I njëanshëm, qeveria s’na konsultoi
– Shehi: Opozita të mos humbë në labirinthin e kujtimeve, të shohë përpara
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Meta shpëton 21 mijë familjet e furgonave. Kreu i Parlamentit negocion me grevistët për zgjidhjen e problemit të tyre”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Halim Kosova: E keqja do dëmtojë të mirën, për aq kohë sa e mira do bëjë sehir të keqen
– Emrat e firmave që do t'u revokohen lejet koncensionare
– Putini, ushtari rus dhe treshja Obama, Merkel dhe Yatsenyuk
GAZETA DITA hapet me shkrimin “Një bisedë e përgjuar, media dhe ndëshkimi”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Lista e 121 lejeve minerare për të cilat ka nisur procedura e revokimit
– Me kë është Arvizu në këtë foto? Një ndodhi mes Xhelal Mziut dhe vajzave të basketbollit të Kamzës
– Rrëfimi në gjyq i 75-vjeçarit: Tritolin e përdor si besimtar
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Raport nga Venezuela për vëllezërit Murataj”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Shfuqizohet 121 leje minerare të dhëna për subjektet
– Televizioni i ish-drejtorit të Postës, Arqile Gorea, organ i PD-së
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





