Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjes e kësaj të premteje me një video të projektit të aeroportit në Vlorë.
Kreu i qeverisë premton se shumë shpejt Shqipëria do të ketë linja direkte fluturimi me SHBA-në, nga Vlorë drejt New Yurk-ut dhe anasjelltas.
Rama thotë se, falë aeroportit do të rritet shumë turizmi në vend dhe Shqipëria nuk do ta ulë më kokën.
“Të gjitha kushtet e aeroportit të Vlorës janë të tilla që fluturimet të jenë Vlorë-New York dhe New York-Vlorë sepse “Fan Nolin” ne do ta çojmë në Amerikë dhe shqiptarët do ti sjellim nga Amerika direkt në Shqipëri. Ne do të investohemi si shtet për të ndërtuar Akademinë e Aviacionit që do prodhojë ekspertët shqiptarë e deri te pilotët. Shqipëria do të bëhet një vend ku numri i vizitorëve do të rite eksponencialisht. Jam i bindur që vlonjatët do ndjehen edhe më krenarë, të huajit do ndjehen qysh muajin e parë të mrekulluar në këtë vend, të cilit Zoti ia ka dhënë të gjitha. Sot është koha që së bashku ta bëjmë Shqipërinë që të mos e ulë më kokën, por përkundrazi ta ngrejë lart e më lart”, shprehet kryeministri Rama në videon e publikuar në Facebok.





