Ndryshon renditja e kandidatëve të PD në qarkun Durrës përsa i përket votës preferenciale.
Kur kanë mbetur edhe pak kuti për t’u numëruar, kandidati Igli Cara ka dalë më i votuari, duke u renditur i pari me 6757 vota.
Menjëherë pas tij, me 6030 vota renditet mjekja Manjola Luku, ndërsa e treta studentja e arkitekturës Andia Ulliri me 5571 vota.
Me një diferencë tashmë të ngushtë votash me Ullirin, renditet në vend të katërt kreu i PD Durrës, Ferdnand Xhaferaj me 5516 vota.





