Deputeti Lefter Koka renditet direkt i dyti pas kryeministrit Edi Rama si më i votuari në listën e kandidatëve të PS për qarkun Durrës.

Koka, që garonte në këto zgjedhje për mandatin e 4-rt ka mbledhur deri më tani kur janë numëruar 459 kuti nga 481 në total plot 8943 vota.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama ka mbledhur deri tani 14478 vota dhe deri në përfundim të procesit të numërimit do të kalojë me siguri kufirin e 15000 votave.