Jozefina Topalli ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë Lëvizja për Ndryshim pas rezultatit të marrë në zgjedhjet e së dielës.

Në një postim në rrjetet sociale, Topalli shkruan se Lëvizja për Ndryshim nuk ia doli të bëhej faktor në politikën shqiptare, duke mos marrë asnjë mandat deputeti.

“Levizja per Ndryshim nuk ia doli per t’u bere faktor ne keto zgjedhje.

Por une deshiroj te falenderoj stafin, sejcilin prej kandidateve qe sfiduan klasen politike aktuale; te falenderoj te gjithe ata qe besuan.

Duke u larguar nga drejtimi i kesaj Levizje uroj qe njerez patriot dhe te pakorruptuar te vazhdojne Levizjen per reformimin e se djathtes shqiptare.” – shkruan Topalli.

Levizja per Ndryshim nuk ia doli per t’u bere faktor ne keto zgjedhje. Por une deshiroj te falenderoj stafin, sejcilin…

Posted by Jozefina Çoba Topalli on Thursday, April 29, 2021