17 shator 2013- Pasditen e sotme periferia e Tiranes eshte perfshire nga reshje te dendura shiu. Per disa minuta me radhe ne zonen e Kinostudios furtuna ka patur nje intensitet te larte.Për pak minuta shi është krijuar një kaos në qarkullimin e mjeteve.Shirat e dendur kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë në zonat Valias, Kodra e Priftit dhe zona e Institutit të Shëndetit Publik.
Stuhi në Durrës, pezullohet puna në port, shpejtësia e erës arrin 20 m/sekondë
Nje stuhi e fuqishme me reshje e me ere ka perfshire edhe zonen e Durresit oreve te mbremjes. Moti I keq ka bere qe Kapiteneria e Portit te nderprese pune dhe te mos lejojne asnje anije ne lundrim. Shpejtesia e eres eshte 20 m per second, dhe forca e detit ka arritur deri ne 6 balle. Situata teper e renduar nga stuhia ka bere qe Inje pjese e rrethit te Durresit te mos kete energji elektrike.Nga reshjet janë verifikuar përmbytje, ku situata më problematike është regjistruar në zonën e Plazhit dhe në Shkozet. Ndërkaq, si pasojë e reshjeve të mëdha, në “ Kodër Vilë” ka pasur dhe rrëshqitje dherash.





