17 shtator 2013- Pas takimit mëngjesin e sotëm me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen, kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me presidentit i KE-së, Manuel Barroso.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, Barroso shprehu disa vlerësime për punën e bërë deri tani nga ana shqiptare ndërsa theksoi se Komisioni Evropian pret nga politika shqiptare bashkëpunim, dialog, konsensus.
“E ardhmja e Shqipërisë është në BE. Shqipëria është e përkushtuar për të përmbushur statusin e vendit kandidat. Me kryeministrin Rama diskutuam të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Zjedhjet shkuan vërtet mirë, shkuan në mënyrën më të mirë të mundshme. Eshtë shumë e nevojshme përkushtimi i shqiptarëve gjithashtu dhe dialogu është shumë i rëndësishëm për suksesin e Shqipërisë, gjithashtu është e nevojshme një bashkëpunim i përbashkët, përkushtimi në disa çështje kryesore: Bashkëpunimi mes opozitës dhe mazhorancës. Por ka dhe një çështje që kërkon një vëmendje të veçantë, nuk ka kohë për të humbur reformat duhet të vazhdojnë, dhe rezultatet e tyre të ndihen tek qytetarët shqiptarë”, u shpreh Barroso.
Ndërsa kryeministri Rama në fjalën e tij theksoi se statusi kandidat është i mundur dhe qeveria do të bëjë më të mirën edhe me mbështetjen e KE-së, por dhe sportin e opozitës shqiptare. “Procesi integrimit nuk po fillon tani, por ka një kohë të gjatë që ka filluar ne duhet të bëjmë punën tonë dhe objektivat tona janë të arritshme, dhe kemi besim se do arrijmë objektivat tona. Ne besojmë se duhet të punojmë fort për të arritur qëllimin tonë. Do të negociojmë dhe jemi të bindur se vendi jonë do të arrijë një nivel të ri. Ne do të bëjmë më të mirën me mbështetjen e KE-së, por dhe sportin e opozitës dhe Shqipërisë dhe shpresojmë të dëgjojmë lajmet të mira. Populli shqiptarë votoi dhe vendosën për të qenë pjesë e BE-së. Shqiptarë nuk votuan për të ndryshuar një kryeministër me një tjetër, por votuan për të ndryshuar Shqipërinë”, tha Rama.





