16 shtator 2013- Pas vendimit te qeverise Rama per heqjen e fotografise se presidentit nga institucionet dhe zevendesimin e saj me fotografine e Ismail Qemalit. ka ardhur edhe reagimi i ish-kryeministrit Berisha ne facebook.

Postimi i plote: 

“Nje akt i turpshem urrejtje primitive.  Neni 86 i Kushtetutes, pika 1 stipulon: Presidenti i Republikes eshte kryetari i shtetit dhe perfaqeson unitetin e Popullit. Te dashur miq, Edvin Kristaq Rama iauguroi detyren e kreut te e egzekutivit me nje akt te shemtuar te urrejtjes klasore, ate te heqjes nga zyrat shteterore te portretit te Presidentit te Republikes. Ky eshte nje akt urrejtje, perçares dhe i shemtuar qe bie haptas ne kundershtim flagrant me Kushtetuten e vendit, e cila percakton Presidentin e Republikes si kryetarin e shtetit dhe perfaqesuesin e unitetit te popullit. Pikerisht se ne çdo vend kryetari i shtetit perfaqeson unitetin e popullit, portreti i tij eshte dhe portreti zyrtar i vendit.  Ky vendim i turpshem eshte jo nje nderim por nje turp kombetar per çdo shqiptar nga themeluesi i Pavaresise sone Ismail Bej Vlora deri tek foshnja qe ka hapur syte mengjesin e kesaj dite. Ky vendim kurre nuk mund te merrej pa ndryshimin e nenit 86 pika, 1 te Kushtetutes. Ky kryeminister, qe me nje urrejtje te papermbajtur inaguron detyren e tij duke shkelmuar Kushtetuten dhe percaktimet e saj, perben nje rrezik te madh kombetar.”- shkruan Berisha.

 

Berisha në FB:Zëvendesimi i fotografisë  vendim i turpshëm