BRUKSEL,16 shtator 2013- Kryeministri shqiptar, Edi Rama iu drejtua sot me një fjalë Parlamentit Evropian, duke theksuar se maxhorance e re është e gatshme të plotësojë atë që populli shqiptar ka kërkuar me 23 qershor, ndryshimin.Që në fillim Rama u zotua se qeveria e re e do të bëjë gjithçka për të plotësuar sa më shpejt atë çfarë mungon për të pasur Shqipërinë si anëtare me te drejta të plota në familjen e madhe evropiane.
“Unë besoj se populli shqiptar ka votuar për ne më 23 qershor, jo vetëm si rezultat i nevojës për të ndryshuar kryeministrin me një tjetër, disa ministra me të tjerë, por ishte nevoja për të ndryshuar vendin. Ky është rezultati që na ben ne të përulur, të ndërgjegjshëm për faktin se ne jemi në një pozitë të tillë jo sepse kush jemi, po për atë që populli ka nevojë, dhe për atë që populli kerkon nga ne. Ne jemi të gatshëm për të punuar dhe për të përmbushur ato të cilat populli shqiptar ka kërkuar me 23 qershor.”- tha Rama.
Rama e cilësoi këtë një moment të mirë për Shqipërinë, duke theksuar se qeveria e re shqiptare beson se me ndihmën e PE dhe partnerëve të Shqipërisë në rajon dhe Evropë, Shqipëria mundet të përfitojë shumë nga koha e humbur.Në fjalën e tij para deputetëve të Parlamentit Evropian, Rama krahasoi edhe njëherë zgjedhjet e 1992 me ato të 23 qershorit.“Në 1992 shqiptarët votuan për një ndryshim të madh, me 23 qershor ishte votimi tjetër i madh për ndryshim, që garantoi një rrotacion paqësor.”- theksoi kryeministri.Rama vlerësoi arritjet e bëra deri tani nga Shqipëria, duke thënë se nuk ka dyshim se ka patur progres, por shtoi se Shqipëria ka shumë më tepër ambicie sesa progresi i bërë deri më tani. Problemet me fqinjët, vijoi më tej Rama, do të jenë në konceptin zero. Ndersa marreveshjen Kosovë- Serbi, e cilesoi si nje hap qe i dha fund konfliktit.
Rama për nacionalizmin
Më lejon të vazhdoj me shqetësimet sa i përket nacionalizmit dhe sesi ne e shikojmë të ardhmen. Nacionalizmi nuk mori asnjë votë. Forcat nacionaliste që dolën në skenë dhe që shqetësuan edhe partnerët tanë nuk arritën të futen në parlament. Mendimi im është se një arsyet që PD mori një rezultat kaq të keq, është kalimi në disa retorika nacionaliste që janë të papranueshme për pozicionin e Shqipërisë kundrejt fqinjëve dhe rajonin.Sigurisht që ne jemi të bindur duhet të jenë atje, por nuk do të jenë asnjëherë një pengesë për të punuar së bashku, jo vetëm mes shqiptarëve por edhe me të tjerët.Prandaj nënvizoj me rendësi bisedimet Kosovë Serbi. I jepet fund konflikteve, horizontet hapen për të gjithë ne.A do të vazhdojmë të jemi ata fëmijët shqetësues të Brukselit, të çilët merren me detyrat e shtëpisë, apo do të përpiqemi të punojmë bashkjë të mendojmë për të ardhmen dhe sfidat që na duhen për të qenë pjesë e BE. duhet të sfidojmë edhe në Brukselin, duke e bërë paqen një instrument për zhvillim.Politika jonë ka vuajtur shumë për komunizmit, sepse ka qenë përpjekja për të luftuar tjetrin dhe jo për idetë. Ajo që ne do të bëjmë do të jetë prova e parë e programit tonë. Nuk do të jetë një fillim euforik, por një instrument për të vazhduar në parlament, duke i dhënë opozitës, ashtu siç kam thënë atë që ne nuk e morëm si opozitë.Shqipëria ka një thesar të jashtëzakonshëm, tolerancën fetare. Bashkëjetesa fetare është unike. Për ne nuk asnjë dallim, dhe në të gjithë ndjejmë se duhet ta mbajmë në këtë mënyrë.Rajoni është duke vuajtur duke i parë njerëzit si myslimanë dhe si katolikë. Kjo duhet të gjejë zgjedhje me zotin. Nuk besoj se është problem që qeveria e Kosovës të bashkohen dhe të punojnë së bashku. Kjo ka ndodhur mes grekëve dhe turqve, pse të mos ndodhë me ne. Shumë mendonin se një tjetër shtet shqiptar në rajon do të ishte e tmerrshme. Por pavarësia e Kosovës solli stabilitet dhe një njohje tërësore e saj nga BE do të ishte jetikeTë mos njohësh Kosovën është nonsens, dhe unë besoj se një njohje e plotë e Kosovës nuk është vetëm gjëja e drejtë për tU bërë por është gjëja e duhur për dhe Rajonin dhe Evropën.
Rama për korrupsionin dhe reformat
Përgjigja me e mire ndaj korrupsionit eshte modernizimi i shtetit. Korrupsioni që vuan Shqipëria vjen sepse mungojnë institucionet, mungon shteti, instrumentat për të qenë afër popullit. Mendoj se ministrja e re e Integrimit ka një axhendë ambicioze, që do të ketë të gjithë mbështetjen tonë. Do të nxisë procesin e integrimit.Reformat që do ndërmerren janë të rëndësishme, por një gjë duhet të dijë, shumica është në limitin e një shumice të cilësuar, por nuk do të ndalojë atje. Nuk do të kërkojmë për një votë, që nuk është e vështirë për tu gjetur, por do të kalojmë përtej saj. Reformat ti bëjmë së bashku. Do të dëgjojmë për do të drejtojmë, do ti ftojmë të gjithë për të marrë pjesë. Kemi mandatin për të udhëhequr me shpejtësinë që vendit i kanë munguar kohët e fundit.Ne do ti dëgjojmë dhe mirëpresim njerëzit që ti bëjmë këto reforma bashkë. Na duhet një reformë ndërpartiake. Kemi pronarë që nuk kanë marrë pronat e tyre, kemi pronarë të rinj që u janë premtuar legalizmet, dhe këto kanë mbetur në vend, dhe kanë transformuar ndërtesat e paligjshme në një epidemi, njerëz që punojnë tokën dhe nuk kanë certifikatën e tokës. Është në interesin e të gjithë partive te punojme me tej.
/panorama/





