16 shtator 2013-Ish kryeministri Sali Berisha ka uruar përmes një mesazhi në profilin e tij në FB, nxënësit dhe mësuesit për ditën e parë të shkollës.
“Të dashur miq, sot në shkollat tona publike dhe private nisin garën e dijes mbi 600 mijë femijë, te reja e të rinj. Le t’u urojmë ne së pari vogëlusheve dhe vogëlushëve që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës dhe të gjithë nxënësve e nxënëseve një vit shkollor të mbarë, plot shëndet, mbarësi dhe suksese në mësime”- shkruan Berisha
“Përshëndetje të përzemërta dhe admirimin tonë mësueseve dhe mësuesëve tanë, misionarëve fisnik të dijes dhe edukimit të femijeve tanë si dhe të gjithë prindërve që përcjellin sot fëmijët e tyre në shkolla. Urime!! sb”- perfundon mesazhi.





