Nga numërimi i kutive të votimit të bashkisë Durrës, kandidati i Partisë Socialiste Lefter Koka po garon kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama.
Nga 1038 vota të numëruara deri më tani, kandidati Koka, i renditur i shtati në listën e PS ka marrë 306, ndërsa kryeministri Rama ka marrë 307.
Pra diferenca mes tyre është një votë. Lefter Koka edhe në zgjedhjet e kaluara parlamentare është dalluar gjithmonë si një nga kandidatët në garë me mbështjetje të madhe në zonat e tij elektorale.
Që nga mesdita e kësaj të mërkure në të gjashta KZAZ-të e qarkut të Durrësit ka nsiur numërimi i votave për kandidatët e partive politike dhe koalicioneve zgjedhore.





