Të paktën 13 persona raportohet se kanë pësuar lëndime nga rrufeja gjatë stuhisë së sotmë në Maqedoninë e Veriut.
Katër prej të lënduarve pësuan djegie në trup dhe u dërguan për trajtim në spital, ndërsa të tjerët u ankuan për gjendje stresi, si dhe probleme me dëgjimin dhe frymëmarrjen.
Bubullimat goditën lokalitetin “Orevçe” afër plazhit në liqenin e Ohrit. Shërbimi Emergjent Mjekësor ndërhyri dhe të plagosurit u trajtuan në qendrat shëndetësore në qytet.





