TIRANË, 26 prill 2013 – Qeveria “modifikon” një vendim të saj të vitit 2011 me një “Amendament” të dyshimtë, duke favorizuar një kompani gazi dhe nafte që duhej të kishte hapur një pus qysh në vitin 2013 dhe e shtyn dhe një vit tjetër.

“Kompania “San Leon Energy” PLC njoftoi me kënaqësi se ka nënshkruar më 26 prill 2013 një amendament (“Amendamenti”) për ndarje kontratës me ndarje prodhimipër Bllokun e Durrësit, në det, ku kompania zotëron 100 për qind të aksioneve.

Amendamenti zbut afatet e ngjeshura kohore që ekzistonin në fazën e tanishme të PSC-së, ku San Leon-it do t’i kërkohej të shponte një pus zbulimi në vitin 2013. Amendamenti, i cili u nënshkrua nga zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Enno Bozdo, po negociohej me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) që nga viti i kaluar.

Amendamenti do të hyjë në fuqi në datën e miratimit zyrtar nga ana e Këshillit të Ministrave, që pritet javën e ardhshme. Pasi të hyjë në fuqi, San Leon-i do të ketë dy vite të plota për të filluar operacionet e shpimit. Kompania planifikon të shpojë një pus në vitin 2014”.

Kryetari Ekzekutiv Oisin Fanning komentoi:

“Ky amendament ka rëndësi të madhe dhe ne dëshirojmë t’u shprehim mirënjohjen tonë ministrit, zëvendësministrit, AKBN-së, Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si dhe të gjitha autoriteteve të tjera shtetërore, nga të cilat ne kemi marrë të mbështetje plotë në bashkëpunim.

Kjo u nënshkrua në shenjë njohjeje të punës sonë teknike të vazhdueshme për të përditësuar dhe vendosur platformën për një fushatë të suksesshme shpimi teksa kufizimet kohore ishin tejet shqetësuese për palët e interesuara duke marrë parasysh procesin ‘farm-in’ (ku një kompani bashkohet me një kompani tjetër ose sipërmarrje të përbashkët që merr pjesë në një bllok apo fushë gazmbajtëse) kundrejt Licencës. Partnerët potencialë në ‘farm-in’ kanë deklaruar ky zgjatje kohore është një nevojë absolute në çdo proces vendimmarrjeje.

Po vazhdojmë interpretimin tonë sizmik, analizën AVO, punimet inxhinierike në vendburim dhe studimet për shpim, rezultatet e të cilave do t'u paraqitet palëve të interesuara dhe pjesëmarrësve të rinj në bazën tonë të të dhënave gjatë verës. Siç u tha më parë, gjithë procesi nga blerjen 3D deri në palët e treta në shfrytëzimin e vendburimit po merr më shumë kohë se parashikimi, por jemi të bindur se mënyra më e mirë për të maksimizuar vlerën për aksionarët tonë është kohëzgjatja e procesit së futjes së palëve të treta për aq kohë sa është e nevojshme. Ky Amendament në Licencë do të na ndihmojë në masë të madhe në përpjekjet tona”.

(Më hollësisht shih: http://www.oilvoice.com/n/San_Leon_Energy_announce_Durresi_Block_Albania_Licence_extension/7ac505e1dbd7.aspx)

RIPËRTËRITJA

Këshilli i Ministrave i Shqipërisë, më 12 janar 2011, miratoi licencën për kërkim-shpim nafte në bllokun “Durrësi” në det në favor të kompanisë irlandeze “SanLeon” dhe partnerit të saj, kompanisë australiane “Beach Energy”. “San Leon”, zotëron75 për qind të interesit të pjesëmarrjes në bllok,kurse“Beach Energy” mban 25 për qind. Më saktë, kemi të bëjmë me një Vendim “Për miratimin e marrëveshjes hidrokarbure shtesë të kontratës me ndarje prodhimi, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (më parë e njohur si Ministria e Industrisë dhe Energjetikës) së Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, dhe Island International Exploration B.V. e Beach Energy Limited, për bllokun “Durrësi” (në det), Shqipëri”.

Në fakt, ky vendim është ripërtëritje e Vendimit Nr. 562, datë 27.8.2004 “Për miratimin e marrëveshjes me ndarje prodhimi, ndërmjet Ministrisë së Industrisë dhe të Energjetikës të Republikës së Shqipërisë dhe OMV (Albanien) Adriatic Sea Exploration Gmbh e Lundin Netherlands B.V., për kërkimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në bllokun “Durrësi” në detin Shqiptar”, të nënshkruar nga kryeministri i asaj kohe, Fatos Nano.

Blloku i Durrësit përmban një fushë gazmbajtëse kondesat të pa vënë në shfrytëzim “A4-1X” e zbuluar në vitin1993, në një distancë 30 kilometra nga bregdetit jugor i Shqipërisë. Zbulimi ka treguar një potenciali burimesh me rreth 150 miliardë këmbë kub [1 këmbë=28,3168466litra] gaz dhe 38milionë fuçi kondensat.

 

Historiku /Kur zbulohej gazi në det 50 vjet më parë

Kërkonin për ujë të ëmbël në det, por u doli gaz. Në vitin 1959, një gjeolog sovjetik dhe një shqiptar kanë bërë kërkime hidrogjeologjike në Bishtin e Pallës, ku mendohej se në fund të detit dilnin burime ujore, por që në të vërtetë ishin dalje gazi. Përfundimet e vrojtimeve ata i kanë përshkruar në studimin “Përgjithësim gjeolog-hidrogjeologjik mbi rezultatet e vrojtimit të daljes së gazit nga fund-deti afër gadishullit të Bishtit të Pallës”, shkruan në librin “Historiku i kërkimeve dhe studimeve gjeologjike të Shqipërisë” të vitit 2004 akademiku Teki Biçoku (1926 -2009). Dhe deri në mesin e viteve 1980 janë bërë me dhjetëra studime në qindra faqe. Madje, zbulimi i një pusi gazi në det në zonën e Bish-Pallës, nxiti ndërtimin në vitet 1970-1980 të serave me ngrohje në afërsi të ish-“Kombinatit të Gomës” në Shkozet të Durrësit. Por, për mungesë fondesh të mëdha financiare, u ndërpre puna për gazin detar.

KËRKONIN UJË DHE GJETËN GAZ

G.N. Asovskij dhe Xh. Sheganaku kanë bërë kërkime hidrogjeologjike në Bishtin e Pallës, ku mendohej se në fund të detit dilnin burime ujore, por që në të vërtetë ishin dalje gazi, përfundimet e vrojtimeve ata i kanë përshkruar në studimin “Përgjithësim gjeologo-hidrogjeologjik mbi rezultatet e vrojtimit të daljes së gazit nga fund-deti afër gadishullit të Bishtit të Pallës”, Tiranë, 1959. P. Bibaja ka analizuar të dhënat gjeologo-gjeofizike për rajonin e Durrësit “Relacion mbi ndërtimin gjeologjik të rajonit të Durrësit lidhur me mundësinë e vendosjes në të të shpimit të thellë parametrik kërkimi” 1961, dhe “Relacion mbështetës për vendosjen e shpimit të thellë në rajonin e Durrësit” 1961.

REKOMANDIMET PËR SHPIMIN E PUSIT DURRËS-3”

Janë bërë studime për kërkimin e gazit në rajonin e Bisht Pallës nga S. Hoxha: “Relacion mbi rezultatet gjeologjike të pusit struktural Bisht Palla Nr.1 viti 1963” dhe për rajonin e Durrësit nga grupi që drejtonte Dh. Thanasi: “Relacion mbi rezultatet e shpimeve të kryera në zonën e Durrësit gjatë viteve 1963-1965 dhe rekomandimet për shpimin e pusit Durrës-3”, Patos 1965. Për këtë rajon ka bërë studime edhe kabineti i përgjithësimit të Institutit të Naftës e Gazit “Relacion mbi nevojën e shpimit në cekëtinën detare të rajonit të Durrës-Bisht Pallë për kontrollimin e gazmbajtjes së depozitimeve mesomiocenike”, 1969, dhe “Mbi nevojën e shpimit të disa puseve të thella e mesatare në strukturën e Divjakës dhe të Durrës-Bisht Pallë”, 1970, ndërsa bashkë me kabinetin e projektimit u hartua “Relacion mbi nevojën e shpimit të një pusi shfrytëzim vlerësimi dublor i D-34” 1970.

K. Rama, P. Muhameti, A. Hyseni, T. Bardhi, Y. Kapllani në vitin 1974 kanë bërë përgjithësimin e materialeve gjeologo-gjeofizike të rajonit Durres-Bishti i Pallës, të shoqëruar edhe me hartën gjeologjike “Ndërtimi gjeologjik dhe perspektiva naftë-gazmbajtëse të rajonit Durrës-Bishti i Pallës”, Fier 1975. K. Shehu, L.Pengili, N. Gega dorëzuan studimin “Ndërtimi gjeologjik dhe perspektiva naftë-gazmbajtëse të rajonit Durrës”, Fier 1976.

PERSPEKTIVA GAZMBAJTËSE E RAJONIT

Në rajonin e Durrësit janë bërë kërkime e studime nga disa gjeologë, të cilët i kanë paraqitur në raportet dhe relacionet përkatëse. Kështu V. Janopulli i ka pasqyruar në “Studim mbi ndërtimin gjeologjik të Kepit të Pallës” Fier 1971; F. Kadilli në “Relacion mbi vendosjen e puseve të cekët të kërkimit në strukturën e Durrës-Bishti i Pallës”Fier 1971; Th. Nasto, H. Dalipi etj në “Relacion për shpimin e pusit strukturalo-kërkues Mlik-1 (rrethi i Durrësit) “Fier 1971. V. Janopulli, A. Kokobobo, F. Lulo etj.në “Përgjithësimi gjeologo-gjeofizik i rajonit Durrës” Fier 1973. k. Rama, P. Muhameti, A. Hyseni etj në “Ndërtimi gjeologjik dhe perspektiva gazmbajtëse e rajonit Durrës-Bishti i Pallës”, Fier 1975. Ll. Sako, M. Mata, P. Nishani etj kanë realizuar studimin “Relacion mbi vazhdimin e kërkimit të mëtejshëm të gazit në krahun lindor të strukturës Durrës-Bishti i Pallës” Fier 1976. A. Hyseni, P. Muhameti etj. në “Mbi nevojën e vazhdimit të detyrës të pusit Du-8” Fier 1976. Z. Meko, V. Bare, A. Hyseni etj në “Përgjithësimi gjeologo-gjeofizik i rajonit Durrës (zona ish-këneta e Durrësit deri në Manëz)” Fier 1978; Z. Meko, H. Dalipi, A. Papa në “Përgjithësimi gjeolog-gjeofizik i rajonit të Durrësit (Currila-Porto-Romano) lidhur me gaz-naftë-mbajtjen” Fier 1980.

GJEOFIZIKA

Studimet gjeofizike për kërkimet e naftës e gazit janë bërë nga ekspedita gjeofizike, e cila në janar 1961 u riorganizua nga Ndërmarrja gjeofizike, në fillim me qendër në Vlorë, nga viti 1962 me qendër në Patos e më vonë në Fier. Janë përdorur kryesisht metodat sizmike dhe gjeofizika kantierale (karotazhi i puseve), dhe më pak gravimetria dhe elektrometria. Përveç ndërmarrjes gjeofizike Fier, në Durrës u krijua ndërmarrja gjeofizike për studimet në det, e cila ka ekzistuar gjatë viteve 1982-1984. Drejtor i saj ka qenë Salo Arapi dhe kryeinxhinier Petrit Sadushi.

/Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/