Zbardhen identitetet e të arrestuarve mbrëmjen e sotme nga policia e Durrësit me akuzën “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.
Bëhet fjalë për shtetasit:
Narti Ton Marku, dt 28.11.1984 lindur ne Puke dhe banues ne Qerret.
Xhuliano Belul Tota, dtl.17.07.1998 lindur ne Katund i Ri dhe banues Qerret Durres
Shërbimet e Policisë nga informacionet e marra në rrugë operative se në një mjet tip “Passat” po kryheshin veprime të kundraligjshme kundrejt shit-blerjes së votës, në vendin e quajtur Bishti Kamëz, kanë ndaluar dhe kanë kapur në flagrancë dy shtetasit.
Sipas policisë së Durrësit, ata i përkasin sobjektit politik LSI.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 zarfë me nga 5 dhe 10 mijë lekë secili, që dyshohen se do të përdoreshin për blerjen e votës.
Gjithashtu gjatë kontrollit në mjet u gjendën fletë votimi të cikluara për një subjekt politik.





