Ylli Dylgjeri

I keni parë besoj Kryetarët e Bashkive këtë jave në media. Janë ndryshe. Janë zverdhur, transformuar e bërtasin në publik. Kanë dalë nga premtimet, projektet, dhe së fundi edhe nga mënd. Njëri i bërtet Presidentit të Republikës, tjetra i bërtet administratës e drejtorëve në media. Ndërkohë sot dëgjuam një tjetër kryetar, që në vend të krijonte mundësi për t’i mbushur kuletën qytetarit, i hakërrehej: Ta fus në gojë kuletën !!! Nga Tirana, në Lushnje, në Girokastër. Të tëre po ulërasin! Ulërasin e kërcënojnë publikun që i ka votuar! Një virus do te ketë rënë. Të jetë virusi tërbimit. Po si shfaqet ky virus?

I nderuar lexues!

Tërbimi është një sëmundje virusale e rrezikshme e cila shfaqet shpesh në kafshë e që mund t’i transmetohet edhe njeriut. Në të kaluarën kjo sëmundje ishte e shpeshtë, sot takohet në raste të rralla. Vaksina e parë parandaluese e tërbimit u përgatit nga Lui Pastëri. Transmetues më të shpeshtë të tërbimit janë qeni, macja, dhelpra, ujku e lakuriqi i natës. Virusi hyn në organizëm nëpërmjet kafshimit nga kafshët që mbartin virusin. Vaksina kundër tërbimit prodhohej dikur në vend. Por sot jo.

Atë sot po e përgatit një tjetër Lui. Pa (i). Ai vjen nga diplomacia amerikane. Fakti që po vonon vaksinimi, do të thotë se ende Lu-ja tjetër, ndryshe nga Lui Pasteri i parë, se ka pregatitur ende vaksinën e re për këtë vend. Tjetër formule, e tjetër dozë duhet këtu.

Janë mbledhur kokë më kokë shkenctarët në vëndin e tij. Por deri tani s'ka sukses.

Gjithësesi, i bëjmë thirrje të shpejtojë. Sëmundja po zhvillohet, po zhvillohet nga bashkia në bashki.

Epidemia po gjallon.