Në rolin e kuratorit, skulptori Qazim Kërtusha ka çelur ekspozitën me punime të ndryshme nga 17 të rinj durrsakë në galerinë “Nikolet Vasia”. “Ndryshe, të ndryshëm, baras një lodhje e bukur”, është quajtur kjo ekspozitë.

Në të, të rinjtë durrsakë u paraqitën me një gamë të gjerë stilesh dhe metodash moderne të promovimit të artit bashkëkohor të rinisë durrsake.

Krahas pikturave dhe skulpturave me stile të ndryshme si instalacione, ranë në sy paraqitja e disa punimeve cilësore të të rinjve arkitektë, të cilat po të vihen në zbatim do të kenë impakt pozitiv në jetën e ekonomike-sociale e kulturore të qytetit të Durrësit.

Sipas kuratorit, Qazim Kërtusha kjo ekspozitë përfshin punë piktorësh, fotografësh, individualitete të spikatura nga brezi i ri durrsak. Risi e kësaj ekspozite, krahas punimeve cilësore në skulpturë dhe pikturë janë pjesmarrja e arkitektëve të studiove private që paraqitën projekte për rivitazilimin e disa zonave të ndryshme të qytetit të Durrësit. Duke filluar nga kisha katolike Shën Lulia e deri tek modernizimi i termave romake poshtë pallatit të cultures, “Aleksandër Moisiu”.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur 10 ditë dhe në hapje të saj punimet kanë ngjallur debate të shumta tek vizitorët.

K.H.