Tifozët e Borussia Dortmund ngritën disa pankarta kur lexohej: “Milan apo Madrid, e rëndësishmja është të mos jetë Dortmund! Ik mbushu Gotze.” Presidenti i Dortmund Hans-Joachim Watzke ka thënë gjatë fundjavës se “dyert mbeten të hapura për ish lojtarët”, por kjo protestë të bën të mendosh se Gotze nuk është i mirëpritur në Westfalenstadion.

“Mario është lojtar i Bayern. Kontrata e tij mbaron në 2017 dhe unë nuk kam dëgjuar, si nga klubi si nga ai, që duan ti japin fund bashkëpunimit midis tyre. Në këto rrethana, ne e mbyllëm këtë çështje. Por për çdo lojtar që ka dhënë kontribut tek ky ekip i ka dyert e hapura, padyshim.”